PD hap fushatën në Dibër, Mustafaj: Rinia s’mund të pajtohet me dëshpërimin

475
Partia Demokratike hapi sot zyrtarisht fushatën elektorale në Dibër, ku po merr pjesë edhe kryetari Lulzim Basha. I ftuar të flasë në mitingun e organizuar, ishte edhe një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj.
“Ju po më kujtoni dhjetorin 1990. Shoh në fytyrat tuaja kthimin e shpresës ashtu si në dhjetor 1990. Ky është heroizmi më i ri i popullit dibran, u shpërndaftë kjo erë e mirë në gjithë Shqipërinë. Fitore sigurisht. Në këtë lumë njerëzpor që ka vërshuar sot këtu, shoh se shumica janë të rinj, janë lulja e djelmisë dibrane. Këta djem dhe vajza janë pa asnjë dyshim burimi i mrekullueshëm i lindjes së shpresës.Ata nuk mund të pajtohen me dëshpërinmin, rinia juaj nuk mund të pajtohet me dëshpërimin.Dëshpërimin e sjell korrupsioni, frika dhe mashtrimi qeveritar. Rinia nuk mund të pajtohet me këtë mashtrim sepse përmes këtij mashtrimi, dëshpërimi, kjo qeveri kërkon ta zbrazë Shqipërinë nga rinia dhe do të kerë një Shqipëri me pleq të nënshtruar. Rinia nuk mund ta pranojë këtë gjë”.

Ai vlerësoi kandidatin e opozitës, duke e cilësuar një burrë të mirë dhe punëtor, por mbi të gjitha siç tha ai, nuk është peng as i krimit dhe as i korrupsionit.
Mustafaj: “Dua të besoj se Dibra i ka të gjitha cilësitë për të ngjallur shpresën e të gjithë shqiptarëve në shembullin e vet. Përveç traditës ka edhe njeriun tek i cili duhet të besojë pa asnjë ngurim, ky është Sherefedin Shehu. Është burrë i mirë në kuptimin që ju në Dibër i jepni kësaj fjale, është burrë i lirë sepse nuk është peng as krimit dhe as i korrupsionit siç janë shumica e të tjerëve. Është punëtor i palodhur sepse beson se burimi i të gjitha të mirave është puna dhe Dibrës i duhet një burrë i tillë me këto cilësi”.
Sigal