PD hap fushatën elektorale, Basha: Mbrëmë kam marrë vendime të vështira por jo të papritura

149
Partia Demokratike ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit në qytetin e Tiranës, ndërsa në fjalën e tij Basha tha se mbrëmë dorëzoi listën e fituesve të Republikës së re.
“Urime nga zemra besimtarë myslimanë. Është një sprovë ky muaj për besimtarët dhe shqiptarët. Sprova se bashkë do rindërtojmë të ardhmen. Republikën e re për cdo shqiptar. Mbrëmë unë dorëzova listën fituese të republikës së re në KQZ. Siç e thashë dhe mbrëmë kam marrë vendime të vështira, por jo vendime të papritura. Ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë dhe ne kështu kemi bërë. Republika e re do jetë republika e vlerave. Vendimet që kam marrë mbrëmë i kanë rritur pritshmërinë e shqiptarëve”- tha Basha.