PD: Gratë dhunohen dhe vota e tyre nuk merret në konsideratë

429

Vokshi dhe Bylykbashi kërkojnë sensibilizimin për
rolin dhe fuqizimin e gruas 

 


zgjedhjet e ardhshme kërkojnë të blejnë kryefamiljarin sepse votën e grave e
konsiderojnë si blerje me shumicë. Kështu u shpreh Oerd Bylykbashi gjatë
takimit të Lidhjes Demokratike të Gruas Demokrate dhe Forumit Rinor në Durrës.

Kjo
është arroganca qeveritare, tha Bylykbashi duke shtuar se nëse nuk reagohet
tani, situata pas 2017-ës do të jetë edhe më e vështirë.

“Në
vitin 2017 është turp i madh në këtë vend i cili kërkon që ti hapen negociatat
për vend anëtar të Bashkimit Europian, që ne të diskutojmë që zgjedhjet e
ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo është e papranueshme. Vota vlen,
por jo ajo që shitet për 30 apo 50 mijë lek. Është ky pazar i votës i cili ka
vrarë përgjegjshmërinë e qytetarëve. Roli i gruas dhe e të rinjve demokrat
është shumë i madh në këtë drejtim”, tha kryetari i PD në Durrës.


takim shqetësuese u cilësua dhuna dhe vrasjet në familje gjithnjë e në rritje.
Bylykbashi theksoi se varfëria, papunësia, mungesa e shpresës, ikjet nga
Shqipëria duke kërkuar azil në Europë, sjellin aktet makabre në familje dhe
shoqëri.

Dhuna
në familje dhe vrasjet e përditshme në një javë u shtruan në këtë takim nga
Kryetarja e L DG, Albana Vokshi e cila  theksoi se në 3 muajt e parë të
vitit, janë regjistruar 3 mijë raste dhune në familje.

“Shkak
është varfëria, 7 gra janë vrarë nga burrat brenda 9 muajve duke lënë 14 fëmijë
jetim, 5 prej tyre me urdhër mbrojtje. Liliana ishte njëra prej tyre. Urdhër
mbrojtje që nuk u ekzekutua kurrë. Çfarë mund të bëjmë? Institucionet nuk kanë
reaguar, ministrat e hedhin përgjegjësinë sa te njëri tek tjetri, askush nuk
mban përgjegjësi”.

Takimet
u organizua nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë dhe fondacioni Kondrad
Adenauer Stiftung, në to merr pjesë dhe aktivistja e Forumit të Gruas në PPE
Ëalburga von Lerchenfeld, di dhe Ëalter Glos, shefi i misionit të Fondacionit.

Sigal