PD: Garancia për CEZ, qeveria rëndon dyfish xhepat e shqiptarëve

423
Sigal

Përmes një deklarate për mediat, Enno Bozdo ka reaguar për vendimin e Komisionit Parlamentar për miratimin  e pagesës për CEZ. Sipas Bozdos çdo justifikim se këto para nuk prekin buxhetin dhe xhepat e qytetareve, është thjesht qesharak përsa kohë qeveria është dhe mbetet pronare e vetme e OSHEE.

Më tej ai shton se pavarësisht se shuma e deklaruar për të paguar është 86 milionë euro, janë edhe 500 milionë euro janë faturat e njohura dhe të papaguara nga CEZ në drejtim të kompanive Shqiptare.

“Do të paguhen tashmë 86 milione euro, por në fakt Shqipëria në një proces arbritrazhi do të kërkonte 3 miliardë USD dëmshpërblim për dëmin që CEZ i solli SEL si rezultat i thyerjes flagrante të kontratessë privatizimit”- tha Bozdo.

Fjala e plotë e Enno Bozdos
Mazhoranca miratoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë garancinë bankare për pagesën 86 milionë euro për CEZ as.

Lajmi që u komunikua si një sukses i qeverise do të rëndojë mbi xhepat e shqiptareve jo vetëm 86 milione euro, por edhe parate shtesë për të mbuluar garancinë bankare. Dhe cdo justifikim se këto para nuk prekin buxhetin dhe xhepat e qytetareve, është thjesht qesharak përsa kohë qeveria është dhe mbetet pronare e vetme e OSHEE (ish-CEZ).
 
Do të paguhen tashmë 86 milione euro, kur në të vërtetë, 500 milione euro janë faturat e njohura dhe të papaguara nga CEZ në drejtim të kompanive Shqiptare;

Do të paguhen tashmë 86 milione euro, por në fakt Shqipëria nënjë proces arbritrazhi do të kërkonte 3 miliardë USD dëmshpërblim për dëmin që CEZ i solli SEL si rezultat i thyerjes flagrante të kontratessë privatizimit; 

Do të paguhen tashmë 86 milionë euro, dhe në të njëjtën kohë paralajmërohet rritje e çmimit të energjisë elektrike duke rënduar dyfish mbi xhepat e shqiptarëve.

Do të paguhen 86 milionë euro, kur këto para mund të investoheshin në SEL, dhe kështu të mos rritej cmimi i energjisë i lajmëruar tashmë nga qeveria shqiptare. Dhe kjo rritje cmimi, jo vetëm do të varfërojë me shume shqiptaret, por do të ndikojë shume edhe tek operatoret ekonomike, tek ekonomia shqiptare, duke goditur punesimin, por edhe konkurrueshmerine e prodhimeve tona; 

Do të paguhen tashme 86 milionë euro, si nje akt i fundit i paprecendente, kur interesat e Shqiperisë dhe shqiptarevë janë shkelur me të dyja këmbët, kur reputacioni i Shqiperisëështë dëmtuar, kur, edhe pse opozita ka tashme muaj që e denoncon këtë megaskandal finaciar dhe moral, qeveria as merr mundimin më të vogël tësqaroje pozicionin e saj.

Një sqarim jo thjesht për opoziten, sepse tashme ne e dime të vërtetën, por për shqiptaret që këtë aventure do ta ndjejnë në kurriz të tyre me rritjen e cmimit të energjisë.

Partia Demokratike do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të vënë përballë përgjegjësisë ata që e gatuan këtë skandal dhe qësot e shesin si sukses!
Ne, kësaj cështjeje, do t’i shkojmë deri në fund, në respekt të ligjeve të vendit dhe të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. – See more at: http://www.shqiptarja.com/Politike/2732/pd-garancia-per-cez-qeveria-rendon-dyfish-xhepat-e-shqiptareve-241237.html#sthash.DLGBgIxl.dpuf