PD: Erion Veliaj, prapë premtime, prapë mashtrime

391
Ish-ministri i Rilindjes, sot kandidat i Rilindjes për Tiranën vazhdon premtimet fallco dhe vazhdon show-t e vetë mediatik. Ai sot bashkëbisedon më shumë me stafin e vetë se sa me qytetarët e Tiranës, në disa shfaqje në disa show që i kushtojnë qytetarëve të Tiranës sa herë ai del në televizor, në çdo shfaqje live 7 milionë lekë të vjetra, pra tre herë në ditë 21 milionë lekë të vjetra, para të cilat mund t’i shkonin fare mirë familjeve në nevojë në qytetin e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë. Ai vazhdon të thotë më shumë premtime boshe se sa t’i japë shpresë. Premtime të cilat i ka bërë për 2 vjet me radhë si ministër i rilindjes ku premtoi 300 mijë vende pune, por sot ka papunësi akoma e më shumë. Mbi 7 përqind është rritur papunësia që kur ky ka qenë ministër. Që do të thotë se shqiptarët sot kanë më pak punë, që do të thotë që të rinjtë në veçanti sot kanë më pak punë. Ministri që do të rriste mirëqenien e qytetarëve shqiptarë sot thjesht ka rritur shifrat e emigracionit për qytetarët shqiptarë. Në Shqipëri shqiptarët emigrojnë sepse nuk kanë shpresë dhe kushte ekonomike dhe në veçanti ata që emigrojnë më shumë janë të rinjtë shqiptarë. Ky ministër nuk mund të vazhdojë më me mashtrimet e tij ndaj Partia Demokratike do të jetë këtu çdo ditë për të denoncuar çdo premtim fallco që ai ka mbajtur, çdo premtim fallco me të cilën ka gënjyer qytetarët shqiptarë, sepse siç Shqipëria nuk e meritonte këtë rilindje ashtu edhe Tirana nuk e meriton Rilindjen.
Sigal