PD: Erion Veliaj kalon bashkinë dhe pasuritë e Tiranës në shërbim të mafias

61

Gazeta Telegraf/

 

Deklaratë
e këshilltarëve të PD për mediat, pas ndalimit të fjalës së tyre në mbledhjen e
Këshillit Bashkiak

 

Këshilltarët
e PD në Bashkinë e Tiranës nuk janë lejuar të flasin në mbledhjen e sotme të
Këshillit Bashkiak ku Erion Veliaj kaloi akte të tjera në funksion të mafias së
mbetjeve. Në këtë mbledhje, Erion Veliaj grabiti dhe një truall prej 22 mijë
metrash katrorë, për tia dhënë pikërisht industrisë kriminale të mbetjeve. Pa
transparencë dhe pa dhënë asnjë lloj llogarie.

Kreu
i Këshilltarëve të PD, Leonard Olli, foli me mediat pasi iu hoq e drejta e
fjalës në Këshill.

“Për
këto diskutime duhej të kishim të drejtën legjitime që të gjithë shqiptarët e
kanë fituar me gjak në vitin 90, të drejtën e fjalës. Kjo e drejtë fjale duhet
të jepet brenda sallës së Këshillit Bashkiak ku ne kemi bërë betimin se ne do
të mbrojmë interesat e publikut. Për fat të keq, nuk është hera e parë që kjo
mazhorancë, pa dallim, me dhunën e kartonëve, sa herë vjen çështja për
interesat mafioze, fillojnë dhe mbyllin mikrofonin dhe ndalojnë mbledhjen. U
djeg shumë diskutimi i çështjes së “Eco Tirana”, jo thjesht dhe vetëm se është
një aktivitet totalisht i paligjshëm, antiambientalist, në zemër të Tiranës e
cila do të ketë impakt për rreth 90 mijë banorët e njësisë administrative n.9,
pasi do të ketë depozitim mbetjesh, lëre çfarë thuhet zyra. Ajo që ata donin të
fshihnin me çdo kush ishte aktiviteti i kësaj kompanie, e cila i ka paraprirë
në kohë ligjit famëkeq të importimit të mbetjeve. Mafia po vendos diktatin.
Popullit i është hequr e drejta e vendimmarrjes. Kjo u duk qartë edhe në
parlament për mosaprovimin e referendumit. Fatkeqësia është se të gjithë bëjnë
apel për një qytet më të pastër por të mos harrojmë se ishte vetë kryetari i
bashkisë Erjon Veliaj, i cili jo më larg se katër muaj më parë, bëri apelin për
t’u punësuar tek firma 3R. Apeloi për të shkuar për të punuar se të gjithë aty
do të ishin të garantuar dhe të siguruar.  Dhe çfarë ndodhi. Një 17 vjeçar
humbi jetën në mënyrë tragjike i shfrytëzuar çmendurisht nga mafia e përpunimit
të plehrave. Sot na sjellin një emër të ri dhe këtë e fshehin nën petke
memorandumesh, por nëse janë kaq të qetë, përse refuzojnë të bëjnë
transparencë? Nuk është vetëm paligjshmëria që në themel në krijimin e kësaj
kompanie, por janë 22 mijë m2 në qendër të Tiranës. Eshtë ky kryetar bashkie që
mashtron duke thënë se unë do të ndërtoj shkolla dhe në atë vend mund të
ndërtohej më shumë se një shkollë. Eshtë pikërisht ai vend mu në zemër të
njësisë administrative nr.9 që mund të ishte bërë një qendër multifunskionale,
që ishte vijimi i asaj që kishte iniciuar z. Basha. Ju e dini që atje ishte
programuar një qendër multifunksionale për fëmijët, për parashkollorët, për
shkollat e mesme, e me radhë. Por jo. Duhet t’i jepet mafias në përdorim. Dhe
për fat të keq, që ta bëjnë këtë sa më lehtë dhe në mungesë të plotë
transparence zgjodhën këtë mënyrë për ta mbyllur me dhunë”, u shpreh Olli.

Kreshnik
Çollaku denoncoi mungesën e transparencës dhe pamundësinë për të marrë
informacion nga bashkia:

“Do
të them një mesazh të cilin unë e mendoj dhe do t’ua kërkoj edhe kolegëve të mi
të Këshillit Bashkiak. Unë jam një i zgjedhur i këtij qyteti, si një
përfaqësues i një pjese të saj në Këshillin Bashkiak, unë dua t’i them çdo
qytetari të Tiranës se e kam të pamundur të zhvilloj atë funksion, atë
veprimtari për të cilën unë jam votuar në këtë këshill. Ne sot jemi para një
akti që sanksionon një veprimtari të qartë dhe të pastër mafioze. Akte të cilat
kalojnë pa transparencë, akte të cilat kalojnë në dhunim të çdo ligji dhe më e
rënda dhe këtu fillon mosfunksionimi ynë si Këshill, unë personalisht ndjehem i
paaftë ta kryej këtë. Ne nuk kemi asnjë lloj mundësie për të replikuar, për të
kërkuar informacion, për të kundërshtuar, pra të dashur qytetarë të Tiranës, ne
nuk mund t’ju gënjejmë dot. Un nuk ju gënjej dot. Unë si këshilltar i këtij
Këshilli Bashkiak, nuk e kryej dot më funksionin si i zgjedhur aty brenda. Ndaj
po vlerësoj seriozisht, dhe do t’ua kërkoj kolegëve të mi, në mbledhjen që do
të zhvillojmë, të dorëzojmë mandatet e Këshillit Bashkiak. Ne nuk mund të
përfaqësojmë dot qytetarët sepse këtu ka një vullnet mafioz i cili bllokon
fjalën, transparencën, sqarimet në çdo element. Kemi konsumuar çdo argument,
kemi konsumuar çdo kërkesë normale, logjike, të edukuar, duke bërtitur
ndonjëherë për të marrë fjalën. Për të thënë fjalën tonë, për të kërkuar
informacion dhe transparencë, kjo nuk ndodh. Sjellja është tipike mafioze.
Përpara këtyre sjelljeve ka dy rrugë, ne të mos gënjejmë qytetarët. Këtu brenda
nuk mbrohen më interesat e qytetarëve, kështu që na mbetet, të dorëzojmë
mandatet, të bojkotojmë këtë farsë dhe t’u drejtohemi qytetarëve ta zgjidhin
vetë”, u shpreh Collaku.