PD e LSI kërkojnë komision hetimor për rastin “Tahiri”, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

151
Konferenca e Kryetarëve është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për ngritjen e një komisioni hetimor për rastin “Tahiri”.
Qëllimi i komisionit të kërkuar nga PD-LSI është që të kontrollohet ligjshmëria e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Po kështu kërkohet që të kontrollohet ligjshmëria e ndërhyrjeve të këtyre pushteteve në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organi i prokurorisë në hetimin penal të këtij rasti, si dhe efektet që kanë ardhur nga kjo ndërhyrje e paligjshme.