PD, Duma: Beqaj fshihet pas Fastech, 320 milionë lekë me një dorë

559
Partia Demokratike, përmes sekretares për marrëdhëniet me publikun Grida Duma, ka denoncuar këtë të martë një tjetër aferë që përfshin sipas saj ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
“Sot po ndalemi tek Intech Plus i Beqës. Sikur të mos mjaftonin miliona euro të konçesioneve në shëndetësi, që nuk janë bërë për qytetarët por për klientët, Ilir Beqaj vazhdon të marrë qindra milionë lekë me Intech-un e tij. Në fillim të këtij viti, kompania e themeluar nga Beqaj ka marrë 320 milionë lekë për një shërbim për Ministrinë e Jashtme. Pra, Beqaj, kampioni i korrupsionit në shëndetësi, ka shtrirë dorën dhe nga godina përballë e Ministrisë së Jashtme. Fastech, është thjesht një mbulesë për paratë që merr kompania e Beqajt”, ka thënë Duma. Ajo ka sqaruar se, “autoritetet e kanë rregulluar që kompanitë të futen si bashkim operatorësh, ose që paratë t’i marrë Fastech e pastaj librat e shitjes të tregojnë se punët i bën Intech”. 
“Pra, paratë në fund i merr Beqaj. Duhet të kujtojmë këtu se për vitin 2015, Intech-u i Beqajt mori 11 miliardë e 257 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve”, ka thënë Duma. Sipas saj, “ky është korrupsioni tronditës që po mbush llogaritë e qeveritarëve dhe po zhyt popullin në skamje”. “Ky korrupsion po sjell varfëri e mjerim, papunësi, krizë të gjithanshme, teksa pasuria dhe luksi i kryeministrit e oligarkëve të tij rritet çdo ditë”, ka shtuar Duma.
Sigal