PD, Duma: Afera Rama, 9 milionë e gjysëm dollarë për 950 metra rrugë

436
Një aferë skandaloze zbulon mekanizmin se si Edi Rama dhe qeveria e tij ndajnë paratë e shqiptarëve me miqtë e tyre. Mbi 9 milionë e gjysëm dollarë, ose 9 miliardë e 720 milionë lekë i ka dhënë Edi Rama një firme ndërtuese për të bërë më pak se një kilometër, saktësisht 950 metra rrugë në Lin të Pogradecit. Nuk është një shaka e 1 prillit, por kjo është në praktikë marrëveshja e 1 prillit.
Një shifër rekord abuzimi dhe korrupsioni.
Përveç kësaj, ky tender ka dhe paligjshmëri të tjera, si fakti që mungon mbikqyrësi i këtyre punimeve. Një kërkesë kjo e ligjit, dhe ende nuk ka një mbikqyrës të shpallur zyrtarisht nga autoriteti rrugor, të dhëna këto që mungojnë edhe në tabelën e objektit, siç mund ta dalloni edhe në foton në ekran.
Qeveria me kontratën e lidhur me 2 shkurt ka favorizuar firmën PE-VLA-KU, pasi siç shihet qartë nga dokumentacioni, ky ndërtues ka marrë 99 përqind të fondit limit. Eshtë e dukshme se nuk ka pasur garë. 9 milionë e gjysëm dollarë për 950 metra rrugë kanë shkuar drejt e tek miku i qeverisë. Cila është pjesa e Edi Ramës në këtë aferë, i cili jo më kot cilësohet edhe nga mediat ndërkombëtare si politikani më i pasur në Europë? Kjo është pra oligarkia në veprim, ku 9 milionë e gjysëm dollarë jepen pa garë, me fitues të përcaktuar, për vetëm 950 metra rrugë. Ky është korrupsioni galopant dhe alarmant i Edi Ramës me paratë e shqiptarëve. Kjo është hajdutëria e al-kaponeve në pushtet.
Sigal