PD: Droga, krimi, hajdutëria qeveritare, përgjegjësit kryesorë për krizën e vendit

399
Sigal

Këtë të henë ka reagur kreu i PD, per perplasjene mes policisë së Lezhës dhe Mirditës, duke thenëse e gjitha kjo tregon degradimin e shtetit.

“Përplasja mes policisë së Lezhës dhe Mirditës për drogën në Rrëshen dhe shkarkimet në bllok të oficerëve të policë që kryen operacionin, janë treguesi më i qartë se ku ka degraduar shteti i Edi Ramës, dhe se kush është padroni i vërtet i drogës në Shqipëri”. Këtë ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me drejtues të strukturave të PD në degën 12 në Tiranë. “Mbi 3 tonët e drogës të kapur në Mirditë janë një tjetër fakt i kanabizimit të vendit nga Edi Rama”, tha Basha.