PD: Diplomatët shqiptarë paguhen më pak se minimumi jetik i vendeve ku jetojnë

504
Diplomatët shqiptarë po paguhen më pak se një shofer në vendet ku shërbjenë si përfaqësues të Shqipërisë. Ky është shqetësimi që ngriti deputeti demokrat Eduard Selami gjatë diskutimit nen për nen të buxhetit të Ministrisë së Jashtme, duke kërkuar të rishihen pagat e tyre. Por sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtmë, Qirajko Qirko tha se bashkë me pagesat për qeratë, ujin e dritat, vlerësimi financiar i diplomatëve është i krahasueshëm me rajonin.
Diskutimi i buxhetit nen për nen, i ka shërbyer deputetit demokrat Eduard Selami të ngrejë shqetësimin për pagat e ulëta të përfaqësuesve diplomatikë të Shqipërisë në botë, dhe duke i kërkuar ministrisë së Jashtme, të rishikojë financat e tyre.
Deputeti demokrat, tha se shumë ambasadorë paguhen më pak se minimumi i nivelit jetik në vendet që shërbejnë.
Eduard Selami: Një ambasador që është në SHBA apo në Bruksel, apo në Gjermani vende me mirëqenie të lartë ku të ardhurat e tij janë nën minimumin jetik i atyre vendeve nuk mund të bëjnë dot të njëjten punë. Unë mendoj që…nuk e di sesi te gjendet mënyra, por duhet bërë diçka që ti krijohen kushte që këta njerëz edhe nga pikëpamja e dinjitetit njerëzor të jenë jo të barabartë, por përafërsisht me kolegët. Merr më pak ambasadori i një vendi të rëndësishëm shqiptar sesa shoferi i vendeve të rajonit.
Sekretarti i Përgjithshëm i ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, pranoi vlerësimin e ulët financiar të ambasadorëve, por kërkoi që si pjesë e pagës së tyre të llogariten edhe shpenzimet e paguara logjistike
Qirjako Qirko: Shteti gjithmonë ka mbuluar financiarisht qeranë, ngrohjen e gjithçka me radhë. Nuk është vetëm ajo që merr si pagë diplomati, por ka edhe ca elementë të tjerë. Të cilët unë ju garantoj se nëse do të përfshiheshin në pagën është një pagë e krahasueshme me të paktën vendet e rajonit.
Gajtë mbledhjes, deputeti demokrat Aldo Bumçi, ngriti këtë pikëpyetje për diplomacinë shqiptare.
Aldo Bumçi: Kemi një krizë shumë të rëndë në Kosovë dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për të ndërhyrë morën një përgjigje shumë të ashpër nga kryeministri i Kosovës. Nëse ne nuk ndikojmë dot Prishtinën, Tetovën, Shkupin çfarë ndikojmë ne? Atëhere këto fonde që merrni për çfarë i merrni?
Buxheti për ministrinë e Jashtme ka një rritje prej 134 milion lekë, Komisioni miratoi nen për nen buxhetin për vitin 2016.
Sigal