PD: Dhunë ç’njerëzore ndaj shqiptarëve në Greqi, Rama hesht

409
Partia Demokratike i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama për të thyer heshtjen pas vdekjes makabre të emigrantit lezhjan në Greqi, Pëllumb Marknikolli. Koordinatorja e kësaj partie, Grida Duma, në një deklaratë për shtyp ka thënë se faktet janë tronditëse dhe se qeveria shqiptare duhet t’u kërkojë autoriteteve greke të paktën transparencë.
“Faktet që vijnë nga Greqia për vdekjen e emigrantit Pëllumb Marknikolli janë tronditëse. Dyshimet janë se është ushtruar një dhunë e madhe ç’njerëzore ndaj 29-vjeçarit dhe nëse kjo vërtetohet del se ky është një rast tragjik i dhunës së përsëritur ndaj shqiptarëve nga ana e policisë greke. Transparenca do të kontibuonte për vendosjen korrekte të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. I kërkojmë kryeministrit Rama, që edhe këtë herë e ka përcjellë me heshtje ngjarjen, të ushtrojë detyrën e tij. T’i kërkojë autoriteteve greke të vendosë para drejtësisë autorët e kësaj ngjarjeje”, – përfundoi Grida Duma.
Sigal