PD: Dhuna ndaj opozitës, nuk do lejojmë standardin e heshtjes

433
Sigal

TIRANË- Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses, nuk ndalet së denoncuari, sipas saj, “heshtjen e Kryeministrit Rama për dhunën në Kuvend ndaj Selisë blu…. “Përpjekja për t’i mbyllur gojën opozitës me dhunë dhe me kërcënime për jetën, është një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në demokracinë tonë. I tillë ishte akti banditesk në parlament 36 ditë më parë. Edi Rama tenton ta relativizojë e minimizojë këtë zhvillim, duke heshtur. Hesht Edi Rama edhe kur publikisht mësohet se, deputeti i tij, instrumenti i dhunës që ai përdor në Parlament, rezulton me fakte e dokumente, si i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi…  Edhe më skandaloze bëhen këto përmasa, kur dihet se Kryeministri ishte porositësi i dhunës, dhe Kryeministri bëri çdo gjë që ta pasur në Parlament Arben Ndokën.

Partia Demokratike nuk do të lejojë vendosjen e këtij regjimi, ku sipas Edi Ramës është normale që të dënuarit për prostitucion dhe rrëmbim personi të bëhen deputetë. Ne nuk do të lejojmë që të instalohet standardi i Edi Ramës, sipas të cilit dhunimi dhe kërcënimi me jetë i opozitës është një gjë normale. Qytetarët duan reagim dhe transparencë. Ndaj ne do të denoncojmë çdo ditë, kriminalizimin që Edi Rama po i bën zyrave të shtetit dhe Parlamentit”,-thuhet në deklaratën e PD-së.