PD dhe PS bashkojnë 134 votat për Sokol Olldashin

463
Sigal

Akti Normativ për pajisjen me leje përdorimi i shtesave miratohet në Kuvend  me konsensusin politik

Kuvendi miratoi me konsensusin e të gjithë deputetëve, me 134 vota, aktin normativ të qeverisë për pajisjen me leje përdorimi të shtesave të ndërtimeve pas vitit 2006. Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, tha se ky akt normativ, u jep zgjidhje rreth 260 pallateve ose 11 mijë apartamenteve në kryeqytet dhe rreth 2 mijë apartamenteve dhe shtëpive private në gjithë Shqipërinë. Ky akt normativ, shpjegoi z. Olldashi, u jep zgjidhje ndërtimeve, që janë kryer nga viti 2006 pas kryerje së fotografimit të territorit e deri në fund të vitit 2011. Ai theksoi se, kolaudimet do të bëhen nga Këshilli Bashkiak. Olldashi i kërkoi opozitës të votonte aktin normativ, pasi tha ai, zgjidh çështjen e 70 mijë banorëve në të gjithë vendin. Në bazë të aktit normativ të miratuar nga qeveria, të gjitha shtesat pa leje të pallateve të reja do të legalizohen me procedura më të përshpejtuara. Sipas këtij aktin do të pajisjen me leje përdorimi objektet e ndërtuara me shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit para fillimit me efekte të plota të ligjit “Për planifikimin e territorit”. Me këtë akt, qytetarët që banojnë në këto objekte me leje ndërtimi, por tek të cilat janë kryer shtesa pa leje, anësore apo në lartësi tej lejes së ndërtimit, ndryshim të projektit të miratuar etj., marrin një përzgjidhje përfundimtare të problemit. Akti Normativ autorizon këshillat bashkiakë të trajtojnë problemin. “Kompetencat e pushtetit vendor respektohen dhe fuqizohen e do të kenë mundësi të marrin përsipër të gjitha proceset e kolaudimeve, vlerësimeve dhe certifikimeve dhe qytetarët të bëhen pronarë, siç janë, të apartamenteve të tyre. Ky problem ekziston në Tiranë, Vlorë, Durrës, Pajisja me leje përdorimi për strukturat e përcaktuara bëhet pas dorëzimit nga ana e subjektit ndërtues të dokumentacionit sipas projektit të zbatuar. Objektet do t’i nënshtrohen kolaudimit tekniko-ekonomik, në përputhje me ligjin përkatës. Miratimi i listës së strukturave që pajisen me leje përdorimi, sipas këtij akti normativ, bëhet me vendim të këshillit vendor të njësisë përkatëse të pushtetit vendor. Afati i aplikimit për t’u pajisur me leje përdorimi, sipas këtij akti normativ, është deri në 12 muaj pas miratimit të planeve të përgjithshme vendore të njësive të qeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, të ndryshuar