PD depoziton në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të Leskajt

431
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për konstatimin e mbarimit të mandatit të deputetes Valentina Leskaj. Sipas PD-së, kjo kërkesë vjen pas koncesionit që përfitoi nga Edi Rama djali i nënkryetares së Parlamentit, me marrjen për 25 vjet të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, çka sjell papajtueshmërinë e mandatit të zonjës Leskaj. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Partia Demokratike thotë se “ligji ndalon deputetët dhe familjarët e tyre, ku përfshihen fëmijët në moshë madhore, që të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike”.
Sigal