PD depoziton në Kuvend amendamentin për tekstet shkollore falas

547
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar dy ditë më parë në Parlament, amendamentin që parashikon tekstet shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
“Shpenzimet për tekstet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, mbulohen plotësisht nga buxheti i shtetit”, thuhet në propozimin e PD të depozituar në Kuvend.
Tekstet shkollore të paguara nga shteti, ka qenë një propozim i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej kohësh, por sipas PD qeveria vazhdimisht ka refuzuar ta marrë në konsideratë.
Sipas PD shumë vende të rajonit e kanë këtë model, si dhe një pjesë e madhe e vendeve të BE. PD thotë se tekstet falas për nxënësit, do të ishin një ndihmesë për familjet e varfra shqiptare, që kanë një prej shpenzimeve më të mëdha të vitit blerjen e librave për fëmijët.


Sigal