PD depoziton kërkesën për komisionin e reformës zgjedhore, ja deputetët propozues (Dokumenti)

483
Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni të veçantë parlamentar për reformën zgjedhore.
Kërkesa drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruci është propozuar nga deputetët Endri Hasa, Valentina Duka, Eduard Halimi, Enklejd Alibeaj, Durata Cupi, Fatbardha Kadiu, Flamur Noka, Romeo Gurakuqi, Jorida Tabaku si dhe është firmosur nga kreu i grupit parlamentar Edmond Spaho.
Në kërkesën e PD thuhet se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i demokracisë funksionale. Gjithashtu thuhet se për shkak të vullnetit të mazhorancës qeverisëse në mandatin e kaluar nuk u arrit të realizoheshin ndryshimet ligjore për të garantuar zgjedhja të lira dhe të ndershme.
Kujtojmë se më herët Basha ka bërë me dije edhe 3 kërkesat e PD për reformën zgjedhore të cilat janë:

1-Votimi dhe numërimi elektronik
2-Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike në proces
3-Ti japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën përfaqësimit të tyre në parlament dhe në organet e tjera.


Sigal