PD çon në kushtetuese vendimin e qeverisë për regjistrimin e IMEI-t

500
Sigal

TIRANE – Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kallëzimin penal për rrëzimin e vendimit të marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave për regjistrimin e numrit të IMEI-t të aparatëve celularë për çdo abonent. Lajmi bëhet i ditur nga vetë deputeti i PD Eduard Halimi i cili, për mes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur depozitimin e padisë në Gjykatën Kushtetuese nga ana e opozitës. Sipas Halimit, vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave për regjistrimin e numrit të IMEI-t është antikushtetues dhe cënon sipas tij jetën private të çdo individi. “Dorëzuam në Gjykatë Kushtetuese padinë ndaj kryeministrit Rama që ka urdheruar të gjithë kompanitë ti dorëzojnë IMEI e cdo abonenti në Shqipëri. Disponimi i numrit IMEI siguron akses të pakufizuar lidhur me vendndodhjen e individit, sms, bisedat dhe thirrjet telefonike, viber, facebook, ëhatsapp, bbm, numer telefoni të regjistruar, foto, pra gjithcka private që ndodhet në aparatin celular të një individi. Urdheri i Rames, per te pergjuar komunikimet elektronike dhe korespodencen personale te gjithkujt, eshte antieuropian, dhe shkon ne drejtim te vendeve me tendenca oligarkike, ku cdo gjë private, përfshirë edhe të dhënat rreth personit, konsiderohen shtetërore, dhe mund të përdoren pa kurrëfare kufizimi. Urdheri i Rames eshte antikushtetues, pasi cenimi i të drejtës për jetë private dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, jashtë cdo standardi kushtetutes për kufizimin e të drejtave të njeriut, cenon nenet 4, 17, 35, 36, dhe 118 të Kushtetutës, nenin 8 të KEDNJ-së, si dhe jurisprudencën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetutese, Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Euuropiane të Drejtësisë.” thekson në postimin e tij në Facebook deputeti i PD

Halimi shprehet më tej se pezullimi i këtij vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese do të ishte një vendim i drejtë, për të mos sjellë sipas tij keqfunksionimin normal të shtetit dhe lirive e të drejtave themelore të njeriut.

“Ky urdher do duhej te pezullohej sa me pare nga Gjykata ne menyre qe te mos sjelle pasoja te paripariueshme per funksionimin normal të shtetit të së drejtës si dhe të drejtave dhe lirive themelore të individëve.” shkruan Halimi

halimi fb
(Në foto: Postimi në Facebook i deputetit të PD Eduard Halimi)