PD çon në Kushtetuese ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit

428
Sigal

TIRANE – Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen të pavlefshme të ligjit për policinë e shtetit, dhe më konkretisht, krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Deputeti i PD, Arben Ristani, theksoi se sipas opozitës kjo strukturë merr të gjitha kompetencat e Prokurorisë, duke e cilësuar si një shkelje të jetës demokratike në vend. Sipas Ristanit, përmes kësaj strukture, persona të emëruar nga Kryeministri Edi Rama do të hetojnë çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin, çka sipas tij është e papranueshme.

“Grupi parlamentar i PD dorëzoi sot kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, për shpalljen të pavlefshme ligjit për policinë e shtetit, brenda të cilit saktësohet krijimi strukturë brenda zyrës së ministrit, Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo strukturë merr shërbimet ekskluzive të Prokurorisë. Ky veprim është një goditje mu në zemër të sistemit demokratik, shkel liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, ekskluzivitetin e zhvillimit të hetimeve të Prokurorisë. Njerëz të emëruar nga kryeministri do të hetojnë korrupsionin në institucione. Habi se si mund të luftohet korrupsioni nga njerëz të emëruar nga kryeministri.” theksoi Ristani