PD, Bylykbashi: 104 amendamente fshehtas në Kuvend nga Rama për të kapur Drejtësinë

421
Sigal

Fjala në Kuvend e deputetit, Oerd
Bylykbashi

E
nderuar drejtuese e seancës

Dëgjova
ministrin e Brendshëm që na ftonte të flisnim për ligjin e rëndësishëm të
organeve të drejtësisë. Në fakt është i fundit që duhet të flaës. Është ai që e
ka pranuar me gojën e tij që është gati të shkelë detyrimin për të shkelur një
vendim gjykate. Jo vetëm aq por bën veprime që mund ta ëojnë përpara ligjit dhe
hekurave, për evasion fiskal etj. Të gjithë këto janë të vogla në krahasim me
lidhjet e tij që ka me trafikun e drogës. Ndaj, është e fundit që duhet të flaës
për ligjet e drejtësiëë.


fakt unë do flas për këtë. Këtu, sot Parlamenti përballet me një shkelje
skandaloze të Kushtetutës dhe rregullores. Kemi prej datës 6 tetor në shqyrtim,
kemi edhe debatin për ligjin për organet e sistemit të drejtësisë. Është bërë
debate dhe është mbyllur. Në këtë senacë e kemi bërë shumë të qartë. Ky ligj është
antikushtetues sepse me këtë ligj Edi Rama kërkon të marrë që humbi në datën 21
Korrik në negociatën për miratimin e Kushtetutës. Negociata përfundoi me një
tekst kushtetues të miratuar më 22 Korrik, sot në fuqi, i cili i heq mundësinë
kryeministrit të kapë Këshillin e Lartë Gjyqsor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
i heq të gjithë filtrat që kërkonte kryeministrit që përmes të cilave të kapte
anëtarët e këtyre dy këshillave të rëndësishëm. Por mesa duket nuk i del
shpirti nga inati dhe pikërisht për këtë arsye ka kaq kohë që ka sjellë ligj në
shkelje të Kushtetutës por për fat të keq, ajo për të cilën kam marrë fjalën
sot, është shkelja tjetër skandaloze e bërë këtu nga një deputete e Parlamentit
me bekimin e kryeministrit.

Dje
pasdite është depozituar në Parlament një draft me 104 amendamente për këtë ligj.
Një ligj i pamiratuar që ka më pak se 300 nene, amendohet nga një deputet i vetëm
me 104 amendamente të tjera. Kjo është jo vetëm skandaloze sepse tregon shumë
qartë se ëfarë konsiderate keni ju për Komisionin Parlamentar për Reformën në
Drejtësi. Për ju nuk ka rëndësi sepse doni ta ndryshoni më pas ëdo gjë që bëhet
me konsensus apo jo për mbi të gjitha ka një shkelje shumë të rëndë të procedurës.
Rregullorja e Kuvendit parashikon që amendamentet paraqiten jo më vonë 24 orë
nga seanca e debatit dhe miratimit. 24 orë kanë qënë në datën 5 tetor, seanca
ka qënë në datën 6 tetor dhe paraqitja e 104 amendamenteve sot, me firmën e një
deputeteje është në kundërshtim me rregulloren. Për rrjedhojë, këto amendamente
duhet të tërhiqen menjëherë ose projekligji duhet të shkojë për rishqyrtim në
Komisionin e Reformës në Drejtësi.

Tani
po them dy fjalë në lidhje me atë që propozohet këtu. Të jetë keq është një gjë,
por që ta bësh edhe me keq dhe ëm antikushtetuese një ligj do të thotë që ke një
synim të vetëm. Kërkon kapjen kapjen politike të sistemit të drejtësië. Shumë e
thjeshtë. Me propozimin që vjen nga kjo deputete e Parlamentit, kërkon
rikthimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në versionin famëkeq të
shtatorit 2015. Po ju lexoj se si përbëhet komisioni që do filtrojë
kandidaturat në kundërshtim me Kushtetutën. Po kërkohet që të futet një
komision ad hoc i cili do të filtrojë të gjithë kandidaturat që kanë të drejtë
të konkurojnë për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqsor dhe Këshillin e Lartë të
Prokurorisë. Është antikushtetuese sepse Kushtetuta nuk e parashikon. Jeni
duket e kthyer në versionin famëkeq të vitit 2015`ku mund ti përcaktohet emri i
secilit anëtar dhe po ua them, këta janë ata që propozon deputetja; Avokati i Popullit,
kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dy avokatë, më i riu dhe më i vjetri
në moshë që kanë dhënë në 5 vitet e fundit mësim në shkollën e Magjistraturës.
Merat mund tua vendosim tani të dy këtyre. Një anëtar i rregullt nga Akademia e
Shkencave, nga shkencat shoqërore dhe ky ka vetëm një emër.

Po
ktheheni aty ku Komisioni i Venecias ua rrëzoi. Është shkelje e kushtetutës
procedura që kërkoni të miratoni këto amendamente. Tërhiqeni përndryshe ky
parlament po vendos një precedent të rrezikshëm.