PD: Bushi i PS u arrestua në 2010 për trafik droge në Itali, ja faktet

458
TIRANE – Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme për lidhje kriminale në të shkuarën dhe si një person i përfshirë në trafik droge, deputetin e Partisë Socialiste Artur Bushi, i cili do të jetë edhe kandidati zyrtar i mazhorancës për bashkinë e Krujës.
Në një dalje për mediat Kreu i Grupit Parlamentar Edi Paloka, ka denoncuar sot faktin e përfshirjes së Bushit në trafik narkotikësh, duke cituar edhe lajmet e bëra publike në mediat italiane.
Sipas Palokës duke cituar mediat italiane, Bushi është arrestuar në 12 qershor të vitit 2010 nga policia italiane si pjesë e një bande të strukturuar që trafikonte sasi të konsiderueshme droge nga Amsterdami në Itali.
“Edi Rama mbahet dhe mburret se e njeh mirë italishten. Madje ka vizituar edhe rajonin e Vareses. Pse po i them këto? Ja ccfarë shkruan një gazetë italiane atje në 12 qershor, rreth ndalimit të një bande për trafik droge. Arrestohet Artur Bushi detto “Turi”, una vera e propria banda con ruoli ben assegnati. Media prej kohësh ka publikuar të dhëna të deputetit të Edi Ramës, Artur Bushi.” u shpreh Paloka.
Sigal