PD braktis “Ligjet”, “Qeveria u kap në flagrancë me krimin, s’mund të sillemi sikur s’ka ndodhur gjë”

462
Komisioni parlamentar i Ligjeve është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar projektbuxhetin e vitit 2018. Por deputetët e opozitës janë shprehur se nuk mund të diskutohet një ligj i tillë, në një kohë kur zhvillimet sa i takon rendit dhe sigurisë në vend janë kritike.
Deputeti demokrat Eduard Halimi tha se projektligji për buxhetin mund të diskutohej normalisht, nëse do të kishte edhe një qeveri normale. Por sipas tij, qeveria është e kapur nga krimi, dhe zhvillimet e ditëve të fundit e tregojnë qartazi këtë fakt.
Halimi tha se qeveria Rama i doli në krah Habilajve dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Pak ditë më parë një biznesmen u kap me 863 mijë euro dhe me patentat e ish-ministrit Tahiri që betohej se s’kishte patente skafi”, tha Halimi.
“Në një situatë normale ne do të diskutonim për këtë ligj kaq të rëndësishëm. Por kjo ndodh në një qeveri normale, jo në një qeveri e lidhur me krimin dhe drogën. Qeveria është kapur në flagrancë me krimin. Qeveria në vend që të mbante anën e drejtësisë, i doli në krah Habilajve për tre javë. Iu bënë alibi. Pak ditë më parë një biznesmen u kap me 863 mijë euro dhe me patentat e ish-ministrit Tahiri që betohej se s’kishte patente skafi. Policia nuk e raportoi. Mbi 800 mije euro nuk mund të kalojnë kesh. Ose biznesmeni ose Kurum duhet të shkojë në burg. Arrestimi i biznesmenit është bërë pak metra larg burgut të Elbasanit. Fugoni i policisë së burgut ka ndërhyrë në këtë ngjarje, që e ka fshehur policia”, tha Halimi.
Pas këtij debati, deputetët e PD janë larguar nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve.
Sigal