PD braktis Komisionin e Ligjeve: Të largohet Meta,axhenda të mos vijojë

492
Sigal

Partia Demokratike është larguar sërish nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve duke vijuar me kërkesën e largimit të Metës.
 
Në rendin e ditës të Komisionit të Ligjeve ka qenë projektligji për shërbimin e jashtëm, por deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka rikthyer vëmendjen që në fillim të mbledhjes për dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta, që ky i fundit të mos ketë imunitete, duke theksuar se axhenda nuk duhet të vijojë më tej pa pasur një vendim të tillë.

Ndërkohë që Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj thekson se ka një kërkesë për mocion për shkarkimin e Kreut të Kuvendit, por opozita nuk pranon të mbledhë Këshillin Legjislativ.

Ndërkohë që pas tyre janë larguar edhe aleatët e Partisë Demokratike, kreu i PR Fatmir Mediu dhe deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini . Para se të largohej Mediu është shprehur se çështja kërkon një përgjigje. Ndërsa socialisti Fatmir Xhafaj i  është përgjigjur që kjo që po bëjnë është absurde.