PD, Bogdani: Farsa e Kongresit të PS, sa tragjik edhe komik

469
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së eurodeputetit të majtë Gianni Pitella, i cili tha se liberalimi i vizave u krye nga e majta.
Nëpërmjet një dekalrate për shtyp, Gerti Bogdani tha se Kongresi i PS është sa tragjik edhe komik. Ai sulmoi eurodeutetin socialist, Gianni Pitella edhe për deklaratën për të djathtën europiane kur tha se: “E djathta europiane pranon dhe të vrasë fëmijë refugjatë vetëm të mos i pranojë në BE e ti ndihmojë”
Deklarata e Gerti Bogdanit
Farsa e Kongresit, sa tragjik edhe komik të PS sot, arrin kulmin kur gënjeshtrat që Rama e kompani tentojnë t’i servirin shqiptarëve, penetrojnë edhe tek eurodeputeti i majtë, Pitella!!! Ky i fundit paturpësisht jo vetëm gënjen, por edhe guxon të sulmojë, jo vetëm të djathtën në Shqipëri, por edhe të djathtën europiane. Në rastin e parë thotë që vizat për shqiptarët i liberalizoi qeverisja e majtë, kjo tregon ose sa pak informacion ka, ose sa pak kapacitet ka!!! Liberalizimin e vizave për shqiptarët, anëtarësimin në NATO, avancimin e integrimit europian e shumë procese të tjera jetike për Shqipërinë janë bërë gjatë qeverisjeve së PD.
Në rastin e dytë, thotë që “e djathta europiane pranon dhe të vrasë fëmijë refugjatë vetëm të mos i pranojë në BE e ti ndihmojë.” Ky arlekin politik, që më shumë gjasa financohet nga këta arlekinët tonë (me paratë që vjedhin nga tenderat e koncesionet) duhet ta ketë shumë të qartë që është e djathta europiane ajo që e mban Europën në këmbë në mes të krizave, është e djathta europiane e sidomos CDU gjermane që hapi dyert për qindra mijëra refugjatë, dhe është e djathta europiane ajo që po mundohet dhe që do t’i japë zgjidhje kësaj krize!!! Fati I keq është fakti që në Europë ka edhe arlekinë si ky, e në Shqipëri qeverisin arlekinë si këta tanët!!!​
Sigal