PD, Boçi : Arsimi në 3 vite, plackë që ndahet mes Ramës e aleatëve

444

 Gazeta Telegraf/


Deklaratë
e kreut të Departamentit të Arsimit, Luciano Boci

 

Për 3 vite arsimi u bë
si tryeza e cakenjve,  ku Edi Rama ndan copa me aleatët e tij, në një
luftë që ka për synim të kapë sa më shumë vende pune, dhe nuk ka aspak parasysh
mësimdhënien.

Edi Ramën e ka zënë
amnezia dhe nuk e përmend, po shqiptarët e dine, se simboli rilindas për
arsimin është Luiza që nuk kërkonte vetëm mijëra euro për një vend pune, por
edhe trafikonte mësuese për dëshirat e shefave në Tiranë.

Edhe sot, më shumë se
gjysma e maturantëve me rezultate të mira dhe shumë të mira janë rrugëve, sepse
Edi Rama ndryshoi rregullat, pasi ata kishin studiuar e derdhur mund për 3 vite
me radhë. Investim që u bë hi, me një të rënë të lapsit.

Edi Rama vazhdon të
fyejë nxënësit dhe prindërit e tyre duke i quajtur mbi 100 mijë prej tyre si
analfabetë.

Droga ka përfunduar në
oborret dhe klasat tona, por ky nuk është shqetësim për Edi Ramën.

Partia Demokratike
mbështet cdo investim në arsim, por në këto 3 vite nuk pati asnjë rritje page
për arsimtarët, të cilët u kërcënuan me vendin e punës për të dhënë votën për
Edi Ramën, sic e thotë raporti i OSBE-ODIHR e sic ndodhi në zgjedhjet e fundit
në Dibër.

Në këto tre vite nuk u
ndërtua asnjë shkollë e re.

Këto të vërteta për
arsimin i dinë mësuesit, nxënësit dhe prindërit dhe nuk mbulohen dot nga
llomotitje më shumë se 1 orëshe e Edi Ramës.

Arsimi, mësimdhënia,
mësuesit e nxënësit do të jenë më mirë pa Ramën.

Sigal