PD, Basha: Qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, lajm i keq për të gjithë ne

80

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas
njoftimit të deputetit të Bundestagut gjerman se do kërkojë që mos të çelen
negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse nuk përmbushen 7
prioritete.

Qëndrimi i Bundestagut gjerman
kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë është një lajm i keq për të gjithë
ne. Lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE,
sikurse u ripohua sot.

Tani është koha të punojmë
për të realizuar reformat e nevojshme dhe marrë vendimet e duhura që u
shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve
tanë.

Sot është
koha për reflektim. Është koha që të gjjthë ne që duam ndryshimin e vërtetë të
bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar
zgjedhje të lira dhe të ndershme.