PD, Basha: Për para dhe pushtet, Edi Rama shkel ligjin, mbron kriminelët, godet të pambrojturit

485
Sigal

 


aktivin e Mirditës, Lulzim Basha u ndal tek përplasja e policisë së Lezhës dhe
Rrëshenit për 4.2 tonët e drogës, të kapura në ish –pularinë e qytetit. Kjo ngjarje
për Lulzim Bashën është dëshmia e kthimit të shtetit në një bandë e cila
përplaset mes veti për pazare droge, ndërsa forcën e ligjit e tregon duke
dhunuar të pamundurin, të papunin, të varfërin.

 

“U
rrethua ish-pularia sepse ishte sinjalizuar prani e madhe e drogës. Çfarë
ndodhi?! Policia e Rrëshenit u tërhoq, iku fare nga skena, Policia e Lezhës nuk
pranonte të ndërhynte. A nuk janë këta policët që i marrin shpirtin qytetarit
se nuk ke vënë rripin e sigurisë?! A nuk janë këta që Saimir Tahiri i çon për
të marrë fermerin, fshatarin, qytetarin që vë pesë tjegulla në çatinë e vet dhe
i rras brenda, i terrorizon, apo për një faturë tatimore, apo për çështje të
energjisë dhe kur shkojnë te pularia për të kap drogën sillen si pulat vetë.”

 


mbi 3 vjet qeverisje, tha kreu i demokratëve, Edi Rama ka treguar se i vetmi
shqetësim i tij është pasurimi i tij dhe klientëve të pushtetit dhe fama
personale me ekspozita dhe promovime libri.

 

“Sot
në Shqipëri kemi një qeverisje e cila shqetësohet vetëm për pasurinë e vet dhe
vetëm për pushtetin e vet. Sot në Shqipëri kemi një regjim i cili shqetësohet
vetëm për paratë dhe pushtetin e vet. Për paratë dhe pushtetin e vet, kjo
qeveri shkel ligjin, mbron kriminelët, godet të pambrojturit. Për paratë dhe
pushtetin e vet Edi Rama e ka shndërruar buxhetin e shtetit në pasurinë e tij
private me të cilën pasurohet ai dhe një grusht njerëzish.”