PD, Basha: Mbështetje të plotë për policinë në përballje me krimin

471
Sigal

 

Lulzim Basha viziton efektivin e policisë Nikolin Gjergji, i plagosur sot në
krye të detyrës

 

Ndodhem
këtu bashkë me bashkëpunëtorët e mi, për të vizituar efektivin e plagosur sot
në krye të detyrës, Nikolin Gjergjin.

 

Dua të
falënderoj mjekët për punën e shkëlqyer që kanë bërë.

 

Ndaj me ju
lajmin se Nikolini është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e duhur
shëndetësor.

 

Si kryetar
i opozitës, si kryetar i Partisë Demokratike dua të përsëris, të konfirmoj
mbështetjen time të plotë dhe të gjithanshme për çdo efektiv të Policisë së
Shtetit në krye të detyrës, në përballje me krimin në zbatimin e ligjit,
Policia e Shtetit, efektivët e Policisë së Shtetit kanë patur, kanë dhe do të
kenë gjithmonë mbështetjen dhe përkrahjen time totale, mbështetjen dhe
përkrahjen totale të Partisë Demokratike.

 

Beteja me
krimin është një betejë e rreptë, e ashpër, është një betejë në kushte të
pabarabarta tani që krimi ka pushtet politik, por bashkë me efektivët e
ndershëm të Policisë së Shtetit dhe me gjithë qytetarët e ndershëm shqiptarë ne
do t’ia dalim së pari të presim lidhjet e krimit me politikën, dhe së dyti të
mposhtim krimin me forcën e hekurt të ligjit.