PD: Balla kakaris pasi padroni i tij ka në dorë drejtësinë

459
Në valën e akuzave, Partia Demokratike ka akuzuar deputetin socialist, Taulant Balla, për sulmet e sotme të bëra nga foltorja e Kuvendit. Duke mos u ndalur me ofendimet, PD thotë në deklaratën për media se Balla kakaris pasi padroni i tij ka në dorë drejtësinë. “Shpifësi i çertifikuar zyrtarisht, T. Balla, kreu dhe sot shërbimin e langoit për shefin e tij, duke sulmuar opozitën me trillime e gënjeshtra siç di ai. Ky abuzues me pushtetin, ky bastun i Edi Ramës që e ka emrin pas qindra emërimeve në administratë e poste kyçe, në tatime e dogana, në burgje e në komisione, që e ka emrin pas dhjetëra tenderave, pas dhjetëra liçensimeve, që ka emrin pas shumë vjedhjeve që i bëhen sot parave të shqiptarëve, lehu dhe sot aty ku mbllaçit çdo ditë llokmat e korrupsionit.
Një drejtësi larg kontrollit të Edi Ramës do ta kishte vënë atë para ligjit, për shumë afera, për lidhjet e tij kriminale, për trafikun e laboratorin e drogës, si ai i Xibrakës. Kakaris ky shpifës sot, pikërisht se padroni i tij ka në dorë drejtësinë. Partia Demokratike dhe qytetarët e vendit do të luftojnë dhe po luftojnë për të sjellë në vend pikërisht drejtësinë që bën drejtësi, që çon aty ku e kanë vendin të korruptuarit si T. Balla”.
Sigal