PD anullon mbledhjen me ambasadorët për Reformën në Drejtësi

421
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku të pranishëm do të ishin edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin dhe ambasadori amerikan, Donald Lu është anuluar. Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej ditën e nesërme në orën 15:00 për të diskutuar për Reformën në Drejtësi, por mësohet se nuk do të zhvillohet. Ende nuk dihen arsyet e anulimit të mbledhjes me ambasadorët. Deri tani nuk ka asnjë qëndrim zyrtar për të shpjeguar arsyet e anulimit të mbledhjes.
Sigal