PD: Analizë ligjore mega-skandalit që do të publikohet

493
Partia Demokratike deklaroi se po bën një analizë të plotë ligjore të të dhënave që zotëron për një mega-skandal që ajo vetë ka njoftuar se do të publikojë. “Opozita është një institucion serioz që e ka për detyrë të analizojë çdo informacion që i sillet në vëmendje nga rrugë të besueshme, siç janë partnerët, siç janë mediat, siç janë denoncimet e qytetarëve. Këtë ka bërë dhe këtë po bën edhe me skandalin e paralajmëruar. Ne po bëjmë një analizë të plotë të besueshmërisë së provave që na janë sjellë dhe natyrisht një analizë ligjore, për të cilën do t’ju informojmë në momentin e duhur. Diçka është e sigurt: Çdo informacion që na vjen në vëmendjen tonë dhe verifikohet se ka një besueshmëri, hapi i parë është që t’u bëhet publike qytetarëve përmes mediave”, u shpreh kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Sigal