PD, Alibeaj: Tahiri zhduku provat për trafikantët

472
Partia Demokratike, përmes shefit të departamentit të saj të sigurisë, Enkelejd Alibeaj, ka përsëritur se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është personi që zhduku provat ndaj trafikantëve dy ditë më parë në laboratorin kriminalistik. 
“Provat për disa trafikantë të drogës dhe vetë lënda narkotike janë djegur dy ditë më parë në laboratorin kriminalistik dhe përpjekja e policisë për të fshehur ngjarjen e për të mos bërë transparencë shton edhe më shumë dyshimet se akti ka qënë i qëllimshëm për të favorizuar bandat. Të dhënat tregojnë se nga zjarri janë zhdukur provat për 15 të arrestuar për trafik droge. Favorizimi i bandave të drogës është specialiteti i Saimir Tahirit, dhe pas shkrumbimit të këtyre dokumentave qëndron ministri i brendshëm”, u shpreh Alibeaj. “Prokuroria duhet të bëjë hetim të shpejtë dhe serioz, ndërsa Tahiri duhet të largohet nga detyra për të çliruar vendin nga droga dhe trafikantët”, shtoi Alibeaj.
Sigal