PD, Alibeaj: Edi Rama vazhdon të kontrollojë drejtësinë me Xhafën, vëllain e trafikantit ndërkombëtar të drogës

474

Gazeta Telegraf/



Deklaratë
e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj

 

Vetem në kazanin e
mbetjeve te Edi Ramës mund të gjesh kryetar komisioni ligjesh, një njeri që
pretendon se do të reformojë drejtësinë, ndërkohë që i vellai është në hetim
për trafik droge nga shteti Italian.

Njeriu i përzgjedhur nga
Edi Rama për të luftuar krimin në radhët e gjyqësorit është i zhytur në krimin
e familjarit të tij.

Antimafia italiane i ka
dorëzuar policisë shqiptare përgjimet për 7 rastet e evidentuara ku është
përfshirë drejtpërdrejtë Agron Xhafaj, në importimin, furnizimin, shpërndarjen
dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të Italisë.

Por i përzgjedhuri nga
Edi Rama për të luftuar korrupsionin në drejtësi ka përdorur të gjitha levat e
pushtetit për të ndalur zbatimin e ligjit edhe pse shteti italian i ka sjelle
të plota përgjimet e bëra për Agron Xhafën, vellain e Fatmir Xhafes, prova këto
që faktojnë përfshirjen e tij në trafik droge.

Policia hesht, sepse Edi
Rames i duhet Fatmir Xhafaj për të bërë drejtesinë sic e do ai, ku mbrohet
krimineli, trafikanti, hajduti dhe denohet qytetari që guxon ti kundervihet
pushtetit të inkriminuar të Edi Ramës.

Fatmir Xhafaj vazhdon të
drejtojë komisionin e ligjeve sepse kështu mbron vellain trafikant droge.

Ky është shteti që
ngriti Edi Rama, me trafikantë, kriminelë, vrasës e tutorë prostitutash.

Mbajtja me cdo kusht e
pushtetit jashte vullnetit te qytetareve është arsyeja se pse Edi Rama refuzon
të zbatoje ligjin e dekriminalizimit.

Aleanca e krimit, drogës
dhe plehrave nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën nga zemërimi i qytetarëve.

Shqipëria do të jetë më
mirë pa Edi Ramën.

Sigal