PD, Alibeaj: Edi Rama qëndron pas lirimit të Lulzim Berishës

511
Sigal

 

Enkelejd Alibeaj për
standardet e dyfishta të Edi Ramës me drejtësinë

Lirimi nga burgu i
Lulzim Berishës është një zhvillim i rëndë, një hapësirë më shumë që merr krimi
në kurriz të ligjit dhe rendit.

Nuk ka asnjë dyshim, se
pas kësaj qendron Edi Rama, i cili jo vetëm nuk zbaton ligjin për
dekriminalizimin, jo vetëm nuk bën asnjë përpjekje për të garantuar zgjedhje të
lira e të ndershme, jo vetëm nuk lufton drogën dhe kartelet e saj, por krejt në
të kundërt me këto kërkesa të shqiptarëve, të ndërkombëtarëve, i fron lirinë
Lulzim Berishës, i njohur botërisht si kreu i bandës së Durrësit.

Një bandë tashmë e
provuar për krimet e shumta, për vrasjet, për trafikun e lëndëve ndakotike, dhe
për angazhimin serioz në krah të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në zgjedhjet
e fundit, duke kërcënuar qytetarët e dhunuar votën.

Edi Rama ka bërtitur me
të madhe kundër gjykatësve për gjëra shpesh edhe banale, ose për vendime që nuk
i kanë pëlqyer, që kanë qënë kundër interesit të tij, por nuk thotë asnjë fjalë
për lirimin e Lulzim Berishës, kreu i bandës famëkeqe të Durrësit.

Pse hesht Edi Rama?

Pse drejtësia qenka në
rregull kur lirohet banditi i tij që i siguron vota në Durrës, duke dhunuar
qytetarët?

Këto janë dy standardet
e tij. Kjo është në fakt drejtësia që kërkon Edi Rama. Ta ketë nën kontroll, ta
urdhërojë, të jetë nën shërbimin e tij, për interesat e tij, për banditët e
tij.