PD akuzon Ramën, nuk deklaron në doganë pikturat e tij

460
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se shkel ligjin duke mos deklaruar në doganë pikturat e tij të cilat i ka ekspozuar jashtë vendit.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma tha se dëshmi e faktit se ndëshkimi i ligjit është për qytetarët, por jo për kryeministrin.
Grida Duma:“Kjo është një tjetër dëshmi e shtetit të padrejtës. Ky është Aparteidi i Edi Ramës ku sundojnë mbi ligjin e kundër ligjit ai, sajmja i drogës, beqja i tenderave, gjiknurët e cezit, ahmetaj-ryshfetaj e një grusht carapulësh, papulësh e nushësh.
Edi Rama e ka shpallur veten të paprekshëm, ashtu siç bëri edhe me imunitetin që i dha vetes në parlament duke mos lejuar hetimin për vjedhjen e shekullit, aferën CEZ, më të rëndën në historinë e vendit”
Grida Duma tha se kryeministri e ka shpallur veten të paprekshëm, por siç deklaroi ajo, kësaj padrejtësie do i japin fund qytetarët me protesta.
Grida Duma: “Shteti i korruptuar, i padrejtë dhe kriminal i Edi Ramës do të shkulet nga themelet njësoj si bunkeri. Koha e maskarenjve, koha e kësaj qeveria ka mbaruar”
Dokumentet e publikuara nga PD

Sigal