PD akuza kryeministrit: Rama e dinte se Valdrin Pjetri ishte i dënuar si trafikant droge

459
Sigal

Partia Demokratike ka denoncuar promovimin e trafikantëve të drogës nga kryeministri Edi Rama në majat e pushtetit dhe njeri prej tyre, më i fundit, është Valdrin Pjetri.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, akuzoi kryeministrin se e ka ditur se cila qe e shkuara e Pjetrit dhe emëroi në poste të rëndësishme.

“Edi Rama e ka ditur se Pjetri është i dënuar për trafik droge në Itali, por i besoi atij drejtimin politik të qarkut më të madh në veri.

Dje Edi Rama e detyroi Valdrin Pjetrin që të gënjente hapur qytetarët shkodranë. Valdrin Pjetri është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Heshtja e Edi Ramës e provon se e ka kryer këtë verifikim”-tha Gazment Bardhi.