PD: 228 shkencëtarë europianë kundër aferave të Ramës me Vjosën

467
Denoncimi i Jamarbër Malltezit: Kush janë sharlatanët e mjedisit?
Pazaret e fshehta të Edi Ramës për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë po shqetësojnë shkencëtarët dhe zyrtarët Europianë dhe po prodhojnë lajme tallëse për Shqipërinë.
228 shkencëtare nga 33 vende të Europës kërkojnë ruajtjen e Lumit Vjosa dhe mos ngritjen e digave derisa të shihen me kujdes ndikimet mjedisore. (shih Aneks1 bashkengjitur)
Parlamenti Europian vjet kritikoi Shqipërinë për vendim-marrjen e fshehtë që do cënojë ekosistemin e ndjeshëm të Vjosës dhe speciet e rralla dhe të kërcënuara të saj. (Aneks2)
Por mesa duket zarfi ishte tepër i madh saqë Qeveria injoroi shkencëtarët Europianë me gjithë Parlamentin Europian dhe angazhoi “ekspertët” e tij që të certifikonin ndërtimin e HEC Pocemit që sipas tyre do ishte “pa ndikime në mjedis”. (shih VNM bashkëngjitur)
Raporti mjedisor i “ekspertëve” të qeverisë është bërë objekt tallje i shkencëtarëve Europiane, pasi nuk flet asnjë fjalë për floren dhe faunën ekzistuese në Vjosë, mbi 60% e raportit është kopjuar trashë “Copy-paste” nga raporte të tjera në internet, dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme!!!
Shkencetaret europianë konfirmojnë: Vlerësimi Mjedisor për HEC Pocemin në Vjosë është një farsë! (shih Aneks3 bashkëngjitur)
Në veçanti ata thonë se:
Nuk janë shqyrtuar fare as flora dhe as fauna dhe nuk është mbedhur asnjë e dhënë mbi speciet e rralla;
60% e tekstit te VNM ishte thjesht “copy-paste” nga dokumente të tjera dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme;
Asnjë proces hidrologjik, morfologjik dhe ekologjik nuk është vleresuar.
Asnjë efekt i mundshëm afatgjatë nuk është diskutuar.
Për turp të vet, Qeveria e ka miratuar ate që e quan “Raport të Thelluar të Ndikimit në Mjedis” të hartuar nga “eskpertët” e qeverisë që na thonë se Vjosa nuk ka fare biodiversitet që mund të rrezikohet a thua se jemi në shkretëtirë. Këta janë “ekspertët” që qeveria i vlerëson për profesionistë ndërsa 228 shkencëtarët Europiane që guxojnë të mos kuptojnë vizionin e lartgjatësisë mesa duket etiketohen si “sharlatanë”. 
Ndonëse ka mbi 1 muaj që ka marrë letrën e shkencëtarëve dhe talljen botërore me raportin e stisur, qeveria bën sikur “nuk degjon, nuk shikon dhe nuk kupton.” Në një vend normal, kjo tallje do bënte që qeveria të tërhiqej, të kërkonte falje publike, të hiqej licensa e atyre që bëjnë plagjiaturë raportesh, dhe shkarkim shembullor të zyrtar-sekserëve qeveritare që miratojnë paçavure të këtilla.
Por në këtë vend busulla morale ka kohë që është thyer dhe rryshfetcinjtë që e mbajnë veten për liderë global dalin dhe etiketojnë se kush na qenkan ekspertët dhe kush sharlatanët.
Rryshfetet i kanë bllokuar receptorët e mendjes kësaj qeverie që është bërë për t’u hedhur në kosh si mbetje e pariciklueshme.
Sigal