PD: 17 miliardë lekë hidhen në shesh për tekat e interesat e Edi Ramës, Tirana cdo ditë në makthin e trafikut

429

Gazeta Telegraf/

 

Denoncim
i këshilltares së PD në Bashkinë e Tiranës, Reila Bozdo

 

 Këshilltarët
bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës denoncuan sot aferën e Ramës dhe Veliajt
me sheshin Skenderbej, që jo vetëm ka kosto të rëndë financiare, por po
shkakton cdo ditë trafik të padurueshëm duke vështirësuar jetën e qytetarëve.

“Jemi
këtu në sheshin Skënderbej, trafiku është shumë kaotik. Në dijeninë tonë deri
tani është projektuar të shpenzohen në këtë shesh, 12 milion euro ose 17
miliard lekë, për të ndërtuar dicka e cila nuk ka vlerë për qytetarët. Cfarë
përfitojnë qytetarët nga 12 milion euro, ose 17 miliard lekë, të shpenzuara në
sheshin Skënderbej? Asgjë, kjo është vetëm një kapricio e Edi Ramës. Në kushtet
kur varfëria bëhet gjithmonë e më e madhe, në kushtet kur qytetarë që kanë
biznese ankohen për taksa të larta, në kushtet kur cmimet rriten, rriten
tarifat, kur gjithçka shkon keq e më keq, qeverisja lokale dhe ajo qendrore ka
zgjedhur t’i  stresojë edhe më shumë banorët me një trafik kaotik. Cfarë
mund të kishte bërë pushteti me këto para? Pushteti me këto para mund të kishte
paguar pensionet e qytetarëve. 12 milion euro janë rreth 200 mijë pensione fshati,
rreth 110 mijë pensione qyteti, 75 mijë qytetarë mund të kishin marrë 
pagën minimale me atë buxhet që shikoni atje, i cili nuk do ti sjellë qytetit
asgjë. Kjo pra është ajo që ky pushtet ju ofron . Për cfarë i shpenzojnë
paratë?  Për të përmbushur ambiciet, kapriciot dhe egot dhe interesat e
tyre financiare personale, në një kohë që e gjithë Shqipëria po vuan”, deklaroi
këshilltarja e PD, Reila Bozdo.

 

Sigal