PD: 12 ditë nga akti banditesk, heshtja e Ramës në shërbim të aleancës me krimin

408
Sigal

Deputeti Kruja denoncon mosreagimin e Kryeministrit pas publikimit të provave të inkriminimit të mazhorancës, dhe goditjes e kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të opozitës

 Prej 12 ditësh, Edi Rama hesht për aktet mafioze të goditjes dhe kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Heshtja e Ramës është një provë e gjallë, se është ai regjisori i agresionit fizik dhe kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Edi Rama kërkon ti mbyllë gojën opozitës në mënyrë që të mos ketë transparencë mbi lidhjet e tij kriminale, mbi dështimet e tij të përditshme dhe në cdo fushë. Edi Rama hesht pas goditjes fizike dhe kërcënimit me jetë të deputetit të opozitës. Edi Rama nuk reagon pas kërcënimit me jetë të zëdhënëses së Partisë Demokratik. Dhe Edi Rama e qep gojën pas publikimit të dosjes së plotë dhe fakteve të pakontestueshme të inkriminimit që ai i ka bërë parlamentit me futjen e deputetëve me të kaluar kriminale. Duke mos reaguar për aktet banditeske të deputetëve të tij edhe brenda në parlament, Edi Rama tregon se është në shërbim të aleancës me krimin, dhe për fat të keq faktet dëshmojnë se krimi cdo ditë po fiton terren, madje duke kapur dhe zyrat e shtetit. Partia Demokratike është më e angazhuar se kurrë për të denoncuar lidhjet kriminale të Edi Ramës, dhe ne i bëjmë sërish të ditur se ai do të mbajë përgjegjësi politike, ligjore, personale dhe të gjithanshme për këto lidhje, dhe për cdo akt agresioni dhe kërcënimi ndaj opozitës.