PBDNJ denoncon aktet e vandalizmit të ndodhura në zonën e Lukovës

400
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut denoncon aktet e vandalizmit të ndodhura në zonën e Lukovës dhe Vranishtit, si heqja me dhunë e posterave elektoralë të PBDNJ-s dhe kandidatit të saj për Kryetar në Bashkinë e Himarës, z. Fredi Beleri.
PBDNJ i bën thirrje të gjithë kandidatëve elektoralë të distancohen nga akte të tilla të shëmtuara, të cilat cenojnë atmosferën dhe standartet europiane zgjedhore, duke i ftuar të vazhdojnë garën elektorale në një mjedis të drejtë, të barabartë, të qetë dhe paqësor.
Sigal