“Paying Taxes 2016”, Basha: Shqipëria përkeqësim, ka humbur 11 pozicione

56
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se Shqipëria pa shfaq përkeqësim të mëtejshëm edhe përsa i përket taksave, Duke iu referuar raportit “Paying Taxes 2016” të Bankes Botërore, Basha thotë se vendi ka humbur 11 pozicione duke u renditur në vendin e 142.
Basha thotë se raporti vlerëson se norma totale e taksave është rritur me 5.2%
“Shqipëria përkeqësim të mëtejshëm prej taksave Rama. Sipas raportit “Paying Taxes 2016” të Bankes Botërore që ka studiuar 189 ekonomi të botës, Shqipëria renditet në vendin e 142, duke humbur 11 pozicione në krahasim me renditjen e një viti më parë (renditeshim në vendin e 131). Raporti vlerëson se norma totale e taksave është rritur me 5.2% gjatë vitit të fundit, ku tatimi mbi sipërmarrjen u rrit me 50% dhe njëkohësisht u dyfishua taksa mbi pronën. Taksa të larta, çmime të larta, papunësi e lartë, rritje e varfërisë, pamundësisë dhe pasigurisë: kjo është Kriza Rama”,- shkruan ai në Facebook.