Pavlina Evro Ylli, Konsulle e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik, takim me zyrtarë të lartë grekë

693
Sigal

Në ambientet e Ministrisë së Maqedonisë dhe Thrakës, zv. Ministrja e Punëve të Brendshme, znj. Katerina Notopoulou dhe Drejtori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare i Ministrisë së Jashtme greke z. Yoannis Vekelidis, organizuan për Trupin Diplomatik të akredituar në Selanik dhe Konsujt e Nderit, ceremoninë tradicionale të prerjes së tortës për Vitin e Ri 2019-të. Këtë ceremoni e përshëndetën zv. Ministrja znj. Notopulu dhe Dekani i ri i Trupit Diplomatik në Selanik, Konsulli i Përgjithshëm i RSH-së në Greqinë e Veriut, znj. Pavlina Evro Ylli. Znj. Ylli, ndërmjet të tjerash në fjalën e saj prezantuese, falënderoi autoritetet qendrore dhe lokale, si dhe Trupin Diplomatik për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e deritanishëm, duke iu uruar pjesëmarrësve të kenë, një vit te mbarë me shëndet, harmoni, paqe dhe lumturi.