Patozi: Zgjedhje lokale e të përgjithshme në 2017

444
Vitin e ardhshëm duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme lokale. Kështu është shprehur sot në seancë plenare deputeti i PD-së Astrit Patozi. Ai u shpreh se është e papranueshme që kryebashkiakë të inkriminuar e dënuar por edhe me nga 4 emra të drejtojnë qytetarët.Duke iu drejtuar kryeministrit, Patozi tha se reformimi duhet të nisë nga zgjedhjet e më pas të miratohen një e nga një reforma në drejtësi ,arsim shëndetësi etj
“Siç shtymë gjuetinë e njeriut mbi kafshët, të ndalim gjuetinë e njeriut ndaj njeriut, është më e tmerrshme dhe mizore. Ajo ka në shënjestër të varfrin dhe të pambrojturin. Hataja më e madhe është kur të dyja racat janë aleatë me njëri-tjetrin. Të veçohemi nga trafikantët, vrasësit, hajdutët e shtëpive. Nuk e pranoj këtë standard të shpërfytyruar. Bilanci i ligjit të dekriminlaizimit me të dhënat e para është tronditës, dramatik bëhet më shumë po të kesh parasysh se rezultati mund të thellohet edhe më shumë. Kryeministri është kampion absolut në kërkimin me qiri të kontingjentit të krimit dhe veshjen e tyre me pushtet a thua se po qenë edhe 5 të inkriminuarit vipa shoqëria nuk duhet të shqetësohet. Janë përzgjedhur kokërr më kokërr prej vetë Edi Ramës. Nuk kanë asnjë faj qytetarët se kur iu thua t’i ke kandidat ose një me 4 emra ose një spacator, qytetari do i bindet zgjedhjes së kryetarit. Të ulemi që sot për një kontratë të re sociale, ta fillojmë me zgjedhjet, aty i kemi rrënjët e çdo infeksioni përfshirë krimin në politikë. Të fortët që kanë ardhur në parlament janë thirrur nën armë për të rrëmbyer votat me para të pista. Jemi shndërruar në një shtet qesharak. Ne të opozitës nuk arritëm ta ndryshojmë aq shumë për mirë sa kemi thënë, por s’ka pasur rilindje që kur Rama erdhi në pushtet bashkë me Metën. Unë po propozoj një të tillë, prej nesh priten akte të forta. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme lokale, se jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Pas zgjedhjeve miratohen brenda ditës reforma në drejtësi, peshkim, gjithçka arrihet. Propozoj një kontratë të re sociale, ndarje me veset dhe plagët e së shkuarës, këto janë rregulla të reja loje”, tha Patozi ndërsa ftoi kryeministrin Rama të “Të heqë dorë nga hilet e vogla provinciale në do të mbahet mend për diçka”.
Sigal