Patozi tregon të ‘vërtetën’ e shkarkimit të Tahirit: Pse e ‘lëshoi’ kryeministri Rama

503
Deputeti demokrat, Astrit Patozi ka qenë i pari që ka reaguar nga opozita për shkarkimin e Saimir Tahirit nga detyra e postit të ministrit të Brendshëm. Me një analizë të thellë, Patozi thekson se çfarëdo që të thotë Tahiri për dorëheqjen e tij, kjo nuk ka vlerë për të zbardhur të vërtetën e ‘lëshimit’ të tij nga Rama.

NGA: ASTRIT PATOZI
ÇADRA FITON EDHE KUR NUK BIE SHI
Cfarëdo që të thotë Saimir Tahiri në tekstin e dorëheqjes së tij, nuk ka ndonjë vlerë për të zbardhur të vërtetën e lëshimit të tij nga Edi Rama. Do të ketë shumë hamendje dhe teori konspiracioni, që do të vërshojnë në portale dhe gjetkë këto ditë, se jetojmë në Tiranë. Por sado të mirëinformuara të jenë burimet, ato sërish do të mbeten të pamjaftueshme për ta shpjeguar dorëzimin e beftë të kryeministrit.
Dikush do të thotë se është një ndërmjetësim i fortë ndërkombëtar me qitje të largët, ku përfshihet jo vetëm Shqipëria, por i gjithe rajoni. Ata që janë më me këmbë në tokë do ta lidhin thjesht me Ilir Metën, me raportin e acaruar të tij me Edi Ramën, gjithcka po ndodh. Por sido dhe sado që të përpiqen ta mbulojnë dhe ta fshehin të vërtetën, e kanë të pamundur, sepse te gjitha gjurmët të cojnë në cadër.
Që prej 18 shkurtit protesta e opozitës është “pergjegjësja” e vetme për të gjitha fitoret e qytetarëve shqiptarë, në kauzen e tyre “për Shqipërinë, një vend normal”. Sepse normaliteti i cdo vendi demokratik nis me zgjedhjet e lira. Që nga greva e Zharrëzës, e deri tek dorëheqja e Saimir Tahirit. Dhe nuk di pse Edi Rama sot më ngjan me atë që bënte autokritikë në kohën e diktaturës, por shokët e Partisë i thonin se duhet të thellohej akoma. Ndaj mos kërkoni të gjeni se cili është roli dhe efekti konkret i protestës në zhvillimet e vrullshme, që po ndodhin keto ditë në Shqipëri. Sepse per shkak të kauzës së madhe, që përfaqëson, çadra fiton edhe kur nuk bie shi
Sigal