Patozi takime në Vlorë: Koalicioni PS-LSI do dështojë në 23 Qershor

424
Sigal

Numri dy i PD-së nga Vlora ka akuzuar opozitën për bllokimin e KQZ-së. Astrit Patozi, nënkryetari i PD-së, e ka deklaruar këtë në çeljen zyrtare të fushatës elektorale në këtë qytet. Patozi ka shprehur bindjen për fitoren në 23 qershor, pavarësisht tentativave të Partisë Socialiste për të bllokuar KQZ-ne e deri te bashkimet pa fryt në koalicione. Kreu i PD-së së Vlorës, Ardi Kollozi, ka shprehur bindjen se kjo trevë do të jetë kontribuuese e fitores e së tashme fushata e PD-së është përcaktuar si kontakt me çdo qytetar. Më tej takimi ka vijuar me shtrëngime duarsh e bashkëbisedime, ku anëtarët e PD-së së Orikumit dhe qytetarët e kësaj zone kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar pa kursim në fitoren e PD-së në 23 qershor, me qëllim të përfundohet projekti tashmë i nisur nga kjo maxhorancë, “Shqipëria vend i zhvilluar”.