Patozi: Surprizat e qeverisë së re “Rama”

465
Deputeti i PD, Astrit Patozi, ka deklaruar se qeveria e re mund të përbëhet nga emra krejt të panjohur në skenën politike. “E kam një parandjenjë që do ketë shumë befasi në qeverinë e re të Edi Ramës. Mund të shikoni në shtator burra e gra, për të cilët nuk ia ka vajtur mendja kurrë. Që mund të mos jenë marrë asnjë ditë të vetme me politikë, apo që mund të kenë qenë në hall të vet diku në rreshtat e fundit të saj. Mënyra si po sillet “timonieri” pas 25 qershorit të çon në këtë përfundim”, shprehet Patozi. Sipas tij, “është karshillëku i atij që mendon se ka fituar i vetëm dhe se nuk ka më kë e ndan ‘plaçkën e luftës’”. “Ndaj edhe po tallet me të gjithë bashkëpunëtorët, si me ata që janë ende në detyrë, por edhe me ata që po presin më kot që të vlerësohen një ditë për mundin dhe kontributet”, shprehet Patozi.
Sigal