Patozi: Spoti i LSI njësoj sikur Blater të denoncojë korrupsionin në FIFA. Meta: Me qetësi dhe dashuri

110
Për të dytën seancë me radhë Astrit Patozi replikën ashpër me Ilir Metën për manipulimimin e zgjedhjeve të 21 qershorit.
Nga foltorja e Kuvendit, Patozi tha se është ironi e madhe ai spot i bërë nga LSI-ja për blerjen e votave. Duke bërë një krahasim deputeti i PD-së tha se është njësoj sikur ISIS ti kërkojë botës të ruhet nga terrorizmi.
Në përgjigje të akuzave të Patozit, kreu i Kuvendit tha se pas këtij spoti kanë ardhur edhe denoncimet e para për Vorën ku janë shtuar 600 vetë në listat e votimit për zgjedhjet e 21 qershorit.
Debati në Kuvend
Astrit Patozi: Dje, LSI-ja shfaqi një spot publicitar kundër shitjes së votës. Ky spot, është njësoj sikurse ISIS t’i kërkojë botës që të ruhet nga terrorizmi, apo sikur Sepp Blatter të dënojë korrupsionin në FIFA. Mund të gjej edhe shumë krahasime të tjera, por më e rëndësishmja është se ai spot duhet të ndalet. Dikush mund të thotë me të drejtë se kush jam unë që ta bëj këtë. Dakord jam. Por po këmbëngul sepse ai spot shkon përtej çdo cinizmi. Është poshtërues për këtë Parlament dhe për votuesit shqiptarë.
Ilir Meta: Meqenëse këtu paska rënë një sëmundje e rrezikshme ku dikush përpiqet të paraqesë veten si viktimë se kryetari i Parlamentit ka kaq frikë nga fjala e tij që të fusë një reklamë që të mos dëgjohet, e ftoj të flas sa herë të dojë.
Ai spot nuk ndalon dhe ai spot nuk është thjesht që qytetarët shqiprtarë të mos shesin votën, por të denoncojnë cilido të blejë votën e tyre. Juve u dhemb shumë ai spot se ju për zgjedhjet më të mira mbani ato të 1996. Si modelin më të mirë të standartdit të zgjedhjeve keni standardin e Fiqos në Vorë. Pas atij spoti kanë filluar denoncimet dhe media po paraqet se si në mënyrë mafioze janë shtuar 600 vetë në Vorë.
Spo hyj këtu te modeli i miellit që shpërndahet dhe kapet. Këto janë histori të tjera. Për pretendimet për kontrolle të qëllimshme shpresoj ti ketë thënë Fiqo që i ka parë dokumentet nga ministri i Bujqësisë. Jeni mësuar të gënjeni dhe të shpifni. Për ju personalisht mendoja që kishit një shkallë integriteti. S’mbaj përgjegjësi unë që ju gjithë javën bëni plazh dhe vini të enjten këtu dhe flisni për manipulime.
Astrit Patozi: U shpëndave shumë dhe trajtove shumë problematika. Lidhur me zgjedhjet e 1996 nuk jam nga ata pavarësisht që i përkas PD, që i mbaj si zgjedhjet më të mira në Shqipëri. Në 1996 kemi qenë duke bashkëpunuar në atë kohë për të spinuar Nanon. Kemi qenë edhe para 3 vjetësh për të bërë copë Edi Ramën. Ndoshta do bashkëpunojmë prapë. Unë te PD do jem gjithmonë. Ti përmende vorën, atje të shkoi gjuha.
Ilir Meta: Ti Vorën do humbasësh.
Astrit Patozi: Unë nuk bie në nivelin tënd që shkon lart e poshtë me fotografi mielli.
Ilir Meta: Nuk ke pse nxehesh. Merre me qetësi dhe dashuri. Nuk ke pse shpif.
Astrit Patozi: Me qetësi dhe dashuri çoje deri në fund edhe një vit. Të kanë rënë të dy degët e sloganit, edhe qetësia edhe dashuria.
Ilir Meta: Do ti kem në konsideratë këshillat tuaja dhe ju ftoj të bashkëpunojmë me standardet e zgjedhjeve.

Reagim i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta lidhur me akuzat e deputetit të PD-së, z. Astrit Patozi

Meqenëse këtu paska rënë sëmundja e rrezikshme ku dikush përpiqet të paraqesë veten si viktimë se Kryetari i Parlamentit paska kaq frikë nga fjala e tij, sa paska futur një reklamë në një media, që nuk i përmendet media, që të mos dëgjohet, unë e ftoj sa herë të dojë të flasë, t’i jap kohë sa doktori, madje dhe më shumë se doktori nëse atij nuk i mbetet hatri.
Së dyti ai spot nuk ndalon. Dhe ai spot nuk është thjesht që qytetarët shqiptarë të mos shesin votën. Ai spot është që qytetarët shqiptarë të denoncojnë përveçse kësaj, cilindo që kërkon të blejë votën e tyre, që u bën presion, dhe që kërkon të deformojë vullnetin e tyre.
Juve ju dhemb shumë ai spot, sepse ju për zgjedhjet më të mira mbani ato të vitit ’96 dhe së dyti si modelin më të mirë të standardit të zgjedhjeve, keni standardet e Fiqos në Vorë. Pas atij spoti që keni ngritur shumë shqetësime ju për zgjedhjet, kanë filluar denoncimet dhe media po paraqet se si në mënyrë mafioze janë shtuar në listat e Bashkisë Vorë që drejtohet po nga Fiqo, mbi 600 persona në mënyrë mafioze. Do të ketë edhe gjëra të tjera se si ka ndodhur ky proces. Dhe meqenëse keni ngritur shqetësimet për Durrësin apo për Kavajën, ky numër në raport me numrin e zgjedhësve është shumë herë më i madh. Nuk po hyj këtu tek problemi i miellit që shpërndahet dhe që kapet etj, etj. Këto janë histori të tjera dhe le të merret media se nuk do të merrem unë me këto çështje.
Ndërsa për ato pretendimet për kontrolle të qëllimshme, shpresojmë që t’i ketë thënë Fiqo që i ka parë dokumentet nga Ministri i Bujqësisë dhe në prani të Kryeministrit, që kanë qenë informacione të një shërbimi të pavarur. 
Ju jeni mësuar të gënjeni edhe të shpifni. Ky është profesioni juaj. Për ju personalisht mendoja se kishit një shkallë integriteti. Fakti që ju nuk keni të rinj që të mbajnë flamurët tuaj, ky është problemi juaj. Ashtu sikurse nuk mbaj përgjegjësi unë që ju gjithë javën bëni plazh dhe vini vetëm të enjten këtu dhe flisni për manipulime dhe fajin kërkoni që t’ia faturoni të tjerëve se përse njerëzit ju kanë braktisur juve. 
Unë, edhe njëherë tjetër përfitoj nga rasti, siç e kam bërë edhe më përpara, t’i kërkoj misionit të OSBE/ODIHR-it , gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë që të sjellin sa më shumë vëzhgues në të gjitha zonat, sidomos ku ju keni më shumë pretendime, kudo. I kërkoj medias që të monitorojë me transparencë maksimale situatën tani para zgjedhjeve, gjithçka, dhe do të jemi këtu për të denoncuar cilindo që synon të cenojë standardin e zgjedhjeve. Pastaj këto çështjet e moralit, këto janë çështje që zgjidhen me votë.