Patozi mesazh Ramës: I dashur timonier, mos iu trego bilbilave pyllin, por gjej shteg për vete

558
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar lidhur me incidentin që i ndodhi dje Ramës me një grup të rinjsh, ku këta të fundit fërshëllenin.
Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Patozi i është drejtuar Ramës me epitetin ‘timonier’, ndërsa me ironi i kërkon ndjesë që e mori vesh lajmin shumë vonë. Në këtë linjë, Patozi ndër të tjera nuk është kursyer që t’i japë një këshillë kryeministrit.
MESAZHI I PATOZIT
MOS I TREGO BILBILIT PYLLIN
I dashur timonier,
Kërkoj ndjesë që e mora vesh me vonesë lajmin për fishkëllimat e djeshme në Pallatin e Sportit. Më falet, gjithësesi, dhe jam i justifikuar në një farë mënyre, se kam qenë i zënë me festimet e Ditës së Rinisë.
Por tani, që e pashë, një këshillë po ta jap. Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t’u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.
Se i bie se ka nisur që për ty të këndohet ajo kënga, që kishte interpretuar mbrëmë jo keq Ditmir Bushati “Pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu…”
Sigal