Patozi: Jemi kundërshtarë të Ramës, të gatshëm të bashkëpunojmë me Bashën

474
Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi në vijim të turit të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, këtë të hënë ka ndaluar në Korcë. Gjatë fjalës së tij Patozi tha përpara korçarëve se PD nuk mund të konsiderohet biznes privat dhe as pronë e këtij vendi. Madje ai është shprehur se edhe pse është etiketuar si kundërshtar i Bashës, është i gatshëm të bashkëpunojë me të dhe se është kundërshtar i Ramës. “Nisma jonë nëse do e kishte një emër do e kishte lëvizja për ringritjen e PD një thënie që kam kënaqësinë ta them në Korçë. Humbja e 25 qershorit ishte katastrofike por më e rëndë ishte mënyra sesi po përpiqet të anashkalohet. Nuk e pranojmë mosmbajtjen e përgjegjësisë. PD është një aset ndërkombëtar dhe opozita e këtij vendi. PD është e shendoshë dhe nuk mund të konsiderohet si një biznes privat dhe as pronë e një njeriu. Ne jemi etiketuar qëllimisht si kundërshtarët e Lul Bashës por po e them qartë se ne jemi kundërshtarët e Edi Ramës. Pavarësisht përgjegjësisë që ka Basha ne jemi të gatshëm të bashkëpunojme edhe me të,”u shpreh Patozi. Edhe njëherë sa i përket garës për kreun e PD ai theksoi se kjo garë duhet te jetë e vërtetë. “Para 4 vitesh Berisha dha dorëheqjen e parevokueshme duke e konsideruar veten si përgjegjësin kryesor të humbjes. Sot kryetari pas humbjes futet sërish në garë dhe thotë ecim para se asgjë s’ka ndodhur. Fitoren nuk e arritëm por ska asnje problem. Kjo nuk është një humbje e ekipit të Sënderbeut që mund të rregullohet në ndeshjen e rradhës. Jo tashmë duhet një garë. Nuk e pranojmë që të mos ketë një garë. Ne nuk humbëm në një ditë as 3 javet e fundit as 3 muajt e fundit por humbëm që nga 2013 nga momenti kur Lulzim Basha u bë kryetar sepse ne asnjëherë nuk e bëmë diferenceën nga pozita. Unë nuk u lejova të marr pjesë në një garë me rregulla loje. Unë përsëri jam në garë, kam një shans tjetër sepse nuk kemi ardhur këtu për kryetarin por për Partinë Demokratike” përfundoi fjalën e tij Patozi.
Sigal