Patozi ironizon Bashën: Qesharak si Ventura i Italisë, por në Tiranë për ty…

520
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka kritikuar kreun e opozites Lulzim Basha, duke e krahasuar atë me trajnerin italian Gianpiero Ventura,i cili nuk arriti të kualifikonte Italine në Botëror.
Në një postim në “Facebbok”, Patozi shkruan se Basha eshte qesharak si Ventura, por ndryshe nga Italia, ku atje u mblodhen ca burra dhe e shkarkuan, “në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit.
“Kur të gjithë prisnin të paktën dorëheqjen e tij, si ngushëllimin më të vogël, Gian Piero Ventura numuronte sukseset, që kishin arritur “gli azzuri” në udhëheqjen e tij. U bë kaq qesharak, sa mund të krahasohej vetëm me Lulzim Bashën në Shqiperi, pas zgjedhjeve të 25 qershorit,” shkruan Patozi.
Postimi i plote
KUPTIMI I UNANIMITETIT NË SHQIP DHE ITALISHT
E gjithë Italia ishte e zhgënjyer dhe e pikëlluar nga disfata e kombëtares së futbollit me Suedinë, por traineri ngulte këmbë se e kishte drejtuar mirë skuadrën.
Kur të gjithë prisnin të paktën dorëheqjen e tij, si ngushëllimin më të vogël, Gian Piero Ventura numuronte sukseset, që kishin arritur “gli azzuri” në udhëheqjen e tij.
Dhe të gjitha këto i thonte në diten e qametit, kur e kishte nxjerrë Italinë jashtë botërorit, një gjë që kishte ndodhur vetëm një herë në histori, 60 vjet të shkuara.
U bë kaq qesharak, sa mund të krahasohej vetëm me Lulzim Bashën në Shqiperi, pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Ndryshimi i vetëm mes dy rasteve është se në Romë u mblodhën ca burra dhe e shkarkuan me unanimitet humbësin.
Ndërsa në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit.
Sigal